KONFERENCA KOMBËTARE E SHOQËRISË IBMA (AMAP).
Shoqata e Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike “IBMA” organizon në datën 11 Prill 2023 në ambientet e Resort “Xibraku”, nga ora 9:30 deri në 13:30, konferencën kombëtare të “Industrisë se Bimëve Mjekësore dhe Aromatike”.
Në këtë konferencë do të ketë një pjesëmarrje të gjerë të anëtarëve të Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, fermerë, grumbullues, përpunues dhe eksportues të bimëve dhe bimëve.
Me pjesëmarrjen e tyre në këtë konferencë do të na nderojnë edhe: Kryeministri i vendit tonë Z. Edi Rama, Ministria e Bujqësisë dhe Sipërmarrjes, përfaqësuesi Diplomatik, përfaqësues të Shoqatave të ndryshme të Biznesit, media të ndryshme etj.
Kjo konferencë do të jetë më e madhja dhe më e rëndësishmja e “Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike” të mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.
Temat e diskutimit do të jenë problemet me të cilat përballet industria dhe mundësitë për të zhvilluar më tej këtë sektor të rëndësishëm të Shqipërisë.
Me respekt!
Kryetari i “IBMA” Z. Filipi Gjoka.