Shoqata “IBMA” ka paraqitur kërkesat e saj pranë qeverisë.

Shoqata IBMA “Industria e bimeve mjekesore dhe aromatike”  ka paraqitur prane qeverise kerkesat e saj ne lidhje me sfidat qe po ndeshin kohet e fundit si pasoje e zhvlerisimit te monedhave te huaja.

Shoqata ka paraqitur  paketen e re fiskale qe ju vjen ne ndihme te gjithe aktoreve te kesaj shoqate dhe bizneseve qe operojne ne tregjet nderkombetare te cilet po perballen me sfida te shumta kohet e fundit.

https://www.youtube.com/watch?v=pHXSxMsNGp8

Shoqatat e Bizneseve konference shtypi per zhvlersimin e Euros dhe Dollarit.

Diten e Marte, date 25 Korrik, u mbajt konferenca per shtyp nga drejtuesit e shoqatave kryesore te bizneseve eksportuese te vendit tone.
Kryetari i IBMA, Z.Filip Gjoka, i drejtoi nje thirrje Bankes se Shqiperise, Ministrise se Financave si dhe Kryeministrise, qe te merren masa per eksportet dhe bizneset exportuese, pasi po pesojne humbje te medha si pasoje e zvleresimit te Euros dhe Dollarit.
Ne kete konference u theksua se Industria e Bimeve Mjekesore eshte nder me te prekurat nga ky zhvleresim, duke sjell nje reagim negativ zinxhir ne biznesin tone, e duke krijuar stogje te medha te lendes se pare, si ai i sherebeles ne Koplik.
Falenderojme te gjitha mediat, te cilat na mbeshteten dhe e percuan shqetesimin tone. Jemi te lumtur qe kemi pasur reagim dhe ne keto 3 dite, kurset e euros dhe dollarit jane permiresuar.
Urojme qe ky permiresim te vazhdoje ne kohe dhe te sjelli edhe njehere stabilitet ne eksportet tona.

Video e Konferences

Tryezë e rrumbullakët mes agjencisë AIDA dhe aktorëve te sektorit të bimëve medicinale dhe aromatike.

Të martën, më 13 qershor 2023, u mbajt një tryezë e rrumbullakët midis agjencisë AIDA dhe aktorëve të ndryshëm të “Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike” (IBMA).

Në këtë diskutim fjalën e mirëseardhjes e mbajti përfaqësuesi i “Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike”, njëkohësisht kryetari i kësaj shoqate, z. Filip Gjoka, ku përshkroi si është gjendja e këtij sektori dhe planet. strategjitë dhe projektet që duhen zbatuar për zhvillim të mëtejshëm si nje nga  sektoret me te rëndësishëm te ekonomisë.

Shoqatat e bizneseve mbajne konference per sfidat me te cilat perballet industria .

Me date 12 qershor 202,3 u zhvillua konferenca e shoqates se Pro– Export ne lidhje me problematikat me te cilat po ndeshet industria, ku kryetari i shoqates IBMA Z. Filip Gjoka ne fjalen e tij pershendetse beri nje pershkrim te situates ku ndodhet industria e bimeve aromatike dhe mjekesore dhe planet, strategjite per te perballuar keto probleme

Organizata “IBMA” zhvillon trajnime lidhur me alkaloidet dhe pesticidet.

Bimët helmuese (alkaloidet) dhe pesticidet janë shfaqur si një nga problemet më të rëndësishme me të cilat përballet tregu ynë. Organizata “IBMA” është ndërgjegjësuar për këtë problem duke ndërmarrë një projekt për trajnimin e fermerëve dhe grumbulluesve.

Projekti është trajnimi i fermerëve për reduktimin e përdorimit të pesticideve rreptësisht të ndaluara nga BE-ja dhe pastrimin dhe eliminimin e bimëve helmuese në fushat e kultivimit apo në bimët e egra aromatike dhe mjekësore që mblidheshin në zona të ndryshme të vendit tonë. Trajnimi po zhvillohet në çdo zonë të Shqipërisë nga Malësia e madhe me parcelat e sherebelës deri në jug të Shqipërisë.

Takimi i Shoqatave të Biznesit dhe Eksportuesve me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Të enjten, datë 11 maj 2023, u zhvillua një takim mes Shoqatave të Biznesit dhe Eksportuesve dhe Ministrave të Financave dhe Ekonomisë dhe Guvernatorit të Bankës Shqiptare. Qëllimi i këtij takimi ishte zhvlerësimi i euros.

Për të ndihmuar eksportuesit e vendit tonë, nga ky takim u ra dakord që:
Për bizneset që eksportojnë më shumë se 70% të xhiros së tyre, qeveria garanton:
1. Rimbursimi i TVSH-së për vetëm 3 ditë.
2. “Ngrirje” për eksportuesit në mospagesë të kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhën e mbetur të vitit 2023.

KONFERENCA KOMBËTARE E SHOQËRISË IBMA (AMAP).

Shoqata e Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike “IBMA” organizon në datën 11 Prill 2023 në ambientet e Resort “Xibraku”, nga ora 9:30 deri në 13:30, konferencën kombëtare të “Industrisë se Bimëve Mjekësore dhe Aromatike”.

Në këtë konferencë do të ketë një pjesëmarrje të gjerë të anëtarëve të Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, fermerë, grumbullues, përpunues dhe eksportues të bimëve dhe bimëve.

Me pjesëmarrjen e tyre në këtë konferencë do të na nderojnë edhe: Kryeministri i vendit tonë Z. Edi Rama, Ministria e Bujqësisë dhe Sipërmarrjes, përfaqësuesi Diplomatik, përfaqësues të Shoqatave të ndryshme të Biznesit, media të ndryshme etj.

Kjo konferencë do të jetë më e madhja dhe më e rëndësishmja e “Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike” të mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.

Temat e diskutimit do të jenë problemet me të cilat përballet industria dhe mundësitë për të zhvilluar më tej këtë sektor të rëndësishëm të Shqipërisë.

Me respekt!

Kryetari i “IBMA” Z. Filipi Gjoka.

Takimi mes AMAP – Shoqatës dhe Zëvendës Kryeministres së Shqipërisë znj. Senida Mesi

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë znj. Senida Mesi priti të martën, datë 26 qershor 2018, në takim anëtarët e bordit të Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet që shqetësojnë më shumë industrinë tonë dhe edhe një herë forcuam urat e bashkëpunimit me Këshillin e Ministrave.
Znj. Mesi shprehu dashamirësinë dhe mbështetjen në emër të saj dhe gjithashtu në emër të gjithë qeverisë për këtë sektor shumë të rëndësishëm të eksporteve shqiptare dhe për ekonominë tonë vendase në tërësi.

KONFERENCA E DYTE KOMBËTARE E AMAP

Konferenca e Dytë Kombëtare e AMAP

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në Konferencën e Dytë Kombëtare për Shoqatën e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë. Tema kryesore e kësaj konference do të jetë: “RRITJA E CILËSISË SË BIMËVE MJEKËSORE, GARANCI PËR EKSPORTET TONA”
Takimi do të mbahet ditën e premte, datë 8 Qershor në orën 9:30-13:00, në Resort Xibraku, Tiranë – Sallë e Madhe. Do të ketë pjesëmarrës dhe të ftuar nga: Ministria e Bujqësisë, Ministria e Sipërmarrjes, AZHBR, AIDA, organizata të tjera të rëndësishme biznesi, Kultivues, Grumbullues, Përpunues dhe Eksportues të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike nga vendi ynë dhe rajoni i afërt.