DIALOGU për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.
Qeveria Shqiptare po fokusohet më shumë se kurrë në mbarëvajtjen e agropërpunimit në Shqipëri. Në një tryezë të përbashkët diskutimi, Kryeministri i vendit, Z. Edi Rama bashkë me ministrat e linjës u mblodhën me aktorët kryesorë të agropërpunimit dhe agroturizimit në vendin tonë.
Ky takim ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sektorit bujqësor dhe krijimit të një ure bashkëpunimi mes politikëbërësve dhe aktorëve të industrisë.
Kryetari i IBMA, Z. Filip Gjoka vuri edhe njëherë theksin mbi problematikat që sektori i bimëve mjekësore dhe kërkoi mbështetjen e kryeministrit dhe qeverisë.